Kosova dhe Austria përballen sonte në Prishtinë, me të dyja skuadrat që kërkojnë një tjetër fitore në këtë kampanjë.
Nëse shikohet forma e 10 ndeshjeve të fundit, Austria ka një bilanc pak më pozitiv. Austriakët kanë regjistruar gjashtë fitore, dy barazime dhe dy humbje.
Kosova, në anën tjetër, ka pesë fitore, dy barazime dhe tri humbje. Dardanët kanë shënuar fitore ndaj Irlandës, Suedisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë, ndërsa Austria ka marrë rezultate pozitive ndaj Izraelit, Jordanisë, Tunizisë, Koresë së Jugut, Ganës dhe Qipros.
Një tjetër statistikë që i ndan dy skuadrat është përballja e fundit direkte. Austria triumfoi 3-1 në Vjenë më 27 shtator.
Megjithatë, Kosova tani luan në shtëpi dhe kërkon të ndryshojë historinë e përballjes së fundit.
Të dhënat statistikore i japin një pasqyrë formës së dy skuadrave, por 90 minutat në “Fadil Vokrri” do të përcaktojnë se cila përfaqësuese do të largohet me pikët e plota.
/GazetaBlic Sport/


