Lajme

Bedri Hamza mbërrin në Qeveri, pritet takimi me Kurtin

10/02/2026 16:54
nga:Gazeta Blic

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbërritur para pak çastesh në ndërtesën e Qeverisë, ku pritet të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e zgjedhjes së presidentit.

Kjo pasi afati për zgjedhjen e kreut të shtetit skadon me 6 tetor, përndryshe Kosova shkon sërish në zgjedhje të reja.

Kreu i PDK-së është i shoqëruar nga Rrahman Rama, deputet i kësaj partie.