Lajme

Xhemaili: Derisa Haradinaj flet për historinë e pastër të UÇK-së, profilet me Kurtin aktivizohen me gjuhë përçarëse

10/01/2026 07:53
nga:G B

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj, në Kanal 10, ku ka folur për luftën dhe historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhemaili ka kritikuar aktivitetin e disa profileve në rrjetet sociale, të cilat janë aktivizuar me gjuhë përçarëse ndaj Haradinajt.

“Derisa kryetari Ramush Haradinaj po flet për historinë e pastër të UÇK-së në Kanal 10, profilet me foton e Albin Kurtit qenkan aktivizuar me gjuhën e tyre të zakonshme përçarëse.

Për besë e turpshme, e gërditshme!”, ka shkruar Xhemaili.

Ai ka thënë se, në kohën kur në shesh po brohoritet në mbështetje të luftës së UÇK-së, Haradinaj po flet me krenari për të kaluarën e saj.

“Ndërsa në shesh brohoritet për luftën tonë të drejtë, e Haradinaj flet me krenari për të kaluarën tonë, kjo makineri virtuale vjell vrer ndaj njeriut që doli dy herë faqebardhë nga Haga”, ka deklaruar Xhemaili.