Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

10/01/2026 07:04
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 01 tetor 2026

09:00

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu merr pjesë në hapjen e fushatës “Tetori Rozë”. (Holli i Kuvendit, Prishtinë)

09:30
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje. (Salla, N-303, Kuvendi i Kosovës)

09:30
Takimi i të diplomuarve të UP-së dhe ndarja e çmimit “Hasan Prishtina” për studentët e dalluar. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës)

10:00
Takimi i 304-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë)

10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban mbledhje. (Salla, N-302, Kuvendi i Kosovës)

10:00
Komisioni për Arsim dhe Shkencë mban mbledhje. (Salla N-204, Kuvendi i Kosovës)

11:00
Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini mban mbledhje. (Salla N-204, Kuvendi i Kosovës)

12:30
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Kabineti i Presidentes)

13:00
Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport mban mbledhje. (Salla N-303, Kuvendi i Kosovës)

13:00
Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA, MINT nis pakon e parë nga Kosova drejt tregut EFTA, duke shfrytëzuar kushtet e reja të marrëveshjes. (Pika kufitare, Dheu i Bardhë)

16:00
Platforma “Liria ka emër” organizon marshin “Jo në emrin tim”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

16:00
Mbahet Samiti Ndërkombëtar Rinor për Paqe 2026, me pjesëmarrjen e të rinjve, liderëve dhe përfaqësuesve institucionalë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës. (Hotel Palace, Mitrovicë)

17:30
Mbahet konferenca ndërkombëtare: PARTNERITET PËR NDRYSHIM: GRATË QË TRANSFORMOJNË SISTEMET – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035. Merr pjesë ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë)