Sporti

“Në kohën e duhur do t’ju tregoj gjithçka”, Ronaldo largohet nga grumbullimi

09/30/2026 21:55
nga:L J

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar largimin e tij nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për media të trajnerit dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit.

Kapiteni portugez bëri të ditur vendimin përmes një deklarate, duke lënë të hapur edhe arsyet e largimit.

“Pas konferencës për media të trajnerit të Kombëtares dhe pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam vendosur të largohem nga grumbullimi i Kombëtares. Në kohën e duhur do t’u tregoj të gjithë portugezëve arsyet që më shtynë të largohem nga Kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar.”

Ronaldo në fund ka uruar sukses për Portugalinë dhe bashkëlojtarët e tij.

“Tani është koha t’i uroj suksese Portugalisë dhe të gjithë bashkëlojtarëve të mi, pa përjashtim.”

Arsyet e plota të vendimit pritet të bëhen publike nga vetë Ronaldo në një moment tjetër.