Sporti

Gjyqtari i Izrael–Kosovë me të kaluar jo të mirë, 12 ndeshje pezullim dhe jashtë listës së FIFA-s!

09/30/2026 15:28
nga:Mergim Rreci

UEFA ka përzgjedhur rumunin Radu Petrescu për të drejtuar ndeshjen Izrael–Kosovë, që zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në “Nagyerdei Stadium” të Debrecenit.

Petrescu, gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2012, nuk është emër i panjohur në futbollin evropian, pasi ka drejtuar edhe ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, delegimi i tij vjen në një periudhë të veçantë për 43-vjeçarin. Në shtator, autoritetet e gjyqësisë në Rumani propozuan që Petrescu të mos jetë pjesë e listës së gjyqtarëve të FIFA-s për vitin 2027.

Ai gjithashtu është përballur me kritika pas një vendimi kontrovers në ndeshjen Petrolul–FC Argeș, për të cilin u pezullua për 12 ndeshje.

Pavarësisht këtyre episodeve, UEFA vazhdon t’i besojë Petrescut në arenën ndërkombëtare, duke e deleguar së fundmi edhe në ndeshje të Ligës së Konferencës.

/GazetaBlic Sport/