Lajme

Deputetja e PDK kritikon Qeverinë për mosprocedimin e ndryshimit të Ligjit për Specialen në Kuvend

09/29/2026 18:16
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar prioritetet e Qeverisë së Kosovës, pas sjelljes në Kuvend të 11 projektligjeve, raporton GazetaBlic.

Përmes një reagimi, Deliu-Kodra ka theksuar se vetëm lista e projektligjeve, sipas saj, tregon se cilat çështje Qeveria i ka vendosur në krye të agjendës.

“Qeveria e Kosovës paska sjellë në Kuvend 11 projektligje. Mjafton me e pa listën për me kuptu se cilat çështje i ka vendosë në krye të prioriteteve të veta: energjinë, inovacionin, organizimin e institucioneve të drejtësisë dhe një marrëveshje kredie”, ka shkruar ajo.

Deliu-Kodra ka vënë në pah protestat e qytetarëve, duke ngritur pyetjen nëse Qeveria po e dëgjon zërin e tyre.

“Ndërkohë, qytetarët po dalin çdo natë në shesh me një kërkesë të qartë. A po e dëgjon Qeveria zërin e tyre?”, ka shkruar deputetja e PDK-së.