Kylian Mbappe ka shmangur një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit në gjurin e majtë që pësoi gjatë fitores 1-0 të Francës ndaj Turqisë në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi i Real Madridit ka pësuar një lëndim në gju, me një kohë rikuperimi të vlerësuar midis 10 dhe 12 ditëve.
Megjithatë, fillimisht shqetësimet ishin shumë më serioze dhe madje ekzistonte mundësia që të kërkohej ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas AS, vendimi i Mbappe-s për t’u ndalur menjëherë pasi u shfaqën dhimbjet ishte thelbësor. Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se vazhdimi i lojës mund të kishte çuar në një dëmtim shumë më serioz dhe një mungesë të gjatë.
/GazetaBlic Sport


