Lajme

Vdes një nga veprimtarët e hershëm të LDK-së

09/29/2026 11:16
nga:G B

Ka vdekur Musa Rexhaj, një nga veprimtarët e hershëm të LDK-së, njoftoi sot bashkëpunëtori dhe miku i tij, Bajram Gecaj.

Rexhaj ishte 74 vjeçar.

Ai ishte një nga veprimtarët e hershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim Musa Rexhaj, veprimtarit të hershëm të LDK-së dhe njërit prej njerëzve që qëndresën politike e dëshmoi edhe me sakrificë personale”, tha Gecaj në një njoftim në Facebook.

“Miqësia dhe bashkëpunimi ynë datojnë që nga vera e vitit 1998, gjatë një vizite timen në Tiranë me mision nga Kryeministri Bujar Bukoshi lidhur me forcat e FARK-ut. Që nga ajo kohë, Musën e njoha si njeri të urtë, besnik, të përkushtuar dhe të palëkundur në idealin e lirisë, shtetit dhe rrugës së Presidentit Rugova”.