Lajme

Prishtinë: Vëllai rrah motrën, vet arratiset

09/27/2026 09:45
nga:G B

Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 04:00 të së shtunës.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, por ajo e ka refuzuar atë, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.

“Rasti është duke u hetuar”, thotë Policia.