Lajme

Publikohet spoti i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë (VIDEO)

09/26/2026 12:10
nga:Y I

Platforma Liria Ka Emër ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata kanë publikuar edhe një video me pamjet nga protestat e mbajtura në dhjetë ditët e shkuara që i prijnë asaj të datës një të muajit të ardhshëm.

Protesta mbahet më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.