Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga ora 14:00, ka njoftuar ky dikaster.
Konferenca vjen një ditë pasi Gërvalla lajmëroi se e procedoi drejt Qeverisë Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, për të cilin tha se “duhet dhe do ta jetësojmë”.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë konferencë për media.DATA: 26.09.2026
KOHA: 14:00 VENDI: Ndërtesa e ish-Rilindjes Kati IX, Zyra 914″ thuhet në njoftim.


