Pasi fitoi titujt e Evropës dhe të Kupës së Botës, Luis de la Fuente vazhdon punën e tij si trajner i Spanjës.
Federata ka konfirmuar një kontratë të re me trajnerin 65-vjeçar.
“Luis de la Fuente zgjat kontratën e tij që mbulon dy Kampionatet e ardhshme Evropiane (2028 dhe 2032) dhe Kupën e Botës 2030, të cilën Spanja do ta bashkëorganizojë me Portugalinë, Marokun, Paraguain, Uruguain dhe Argjentinën ”, njoftoi RFEF.
De la Fuente mori drejtimin e ekipit kombëtar pas Luis Enriques dhe shumë shpejt arriti të krijonte një ekip që filloi të arrinte rezultate të shkëlqyera. Ai fitoi trofeun e tij të parë të madh në Ligën e Kombeve 2023, një vit më vonë Spanja arriti titullin evropian nën udhëheqjen e tij dhe këtë verë ata triumfuan në Kupën e Botës.
/GazetaBlic Sport


