Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij.
Haradinaj e cilësoi Krasniqin si shembull të sakrificës, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj atdheut, duke theksuar se ideali i tij për një ushtri të rregullt dhe institucionale u jetësua.
“Lavdi jetës dhe veprës së Kolonelit”, ka shkruar Haradinaj.


