Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj kërkesave të disa deputetëve të VV-së për dorëheqjen e atyre që e kanë votuar Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duhet nisur më herët, që nga ata që ishin kundër Rambujesë, Pakos së Ahtisaarit, ata që e kundërshtonin formimin e shtetin që e kemi sot, ata që premtuan Bashkim Kombëtar sapo të vinin në pushtet dhe ata që gjuanin policinë me gurë dhe institucionet e shtetit me molotov.
Postimi i tij i plotë:
Disa deputetë të VV-së paskan kërkuar dorëheqjen e atyre që e kanë votuar Gjykatën Speciale.
Në rregull. Atëherë ndoshta është mirë me fillu pak më herët.
Me u dorëheq ata që ishin kundër Rambujesë.
Ata që ishin kundër Pakos së Ahtisaarit.
Ata që e kundërshtonin formimin e shtetin që e kemi sot.
Ata që premtuan Bashkim Kombëtar sapo të vinin në pushtet.
Ata që gjuanin policinë me gurë dhe institucionet e shtetit me molotov.
Nëse po hapim temën e përgjegjësisë politike po fillojmë me themelet.


