Lajme

Kraki: Boll më me ndasitë, e kemi një UÇK dhe një qëllim

09/20/2026 11:09
nga:Genita C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar kundër ndarjeve politike e shoqërore që lidhen me luftën dhe UÇK-në, raporton GazetaBlic.

Kraki ka shkruar se Kosova nuk ka lluksin”që secila parti apo grup të ketë heronjtë, armiqtë dhe përkujtimet e veta.

Ai ka bërë thirrje për unitet dhe që, sipas tij, të mos lejohet që ndasitë politike të tejkalojnë historinë dhe interesat e përbashkëta.