Analisti kosovar i cili është pjesë të Atlantic Council, Agon Maliqi, thotë se prej disa ditësh shtetet evropiane janë në gjendje alarmi për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj një shteti anëtarë të NATO’s, kjo për të testuar unitetin e Aleancës.
Ai thotë se ky momentum e gjen Kosovën në një gjendje të keqe, me institucione që iu kontestohet legjitimiteti dhe me thyerjet e së kaluarës të rikthyera nga Gjykata Speciale.
Maliqi thotë se e vetmja zgjidhje është një qeveri e gjerë e unitetit për të shmangur polarizimin dhe për të vendosur objektiva të qarta për stabilizim të situatës.
“Ka disa ditë që thuajse të gjitha shtetet europiane janë vënë në gjendje gatishmërie, dhe po çojnë sinjale se lufta kundër Rusisë po hyn në një fazë te re, duke e vlerësuar si “shumë të mundshëm” sulmin e saj ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, për ta testuar solidaritetin dhe qëndrueshmërinë e aleancës.
Kosovën kjo situatë po e gjen si jo e më keq, me institucione me legjitimitet dhe ligjshmëri të kontestuar, si dhe me traumat dhe polarizimet e së shkuarës të rihapura në maksimum nga gjykata në Hagë. E vetmja zgjidhje për t’u përballur me këto sfida të shumëfishta është një qeveri ose formulë e ndarjes së pushteteve me bazë të gjërë, që arrin konsensus për objektiva të qarta të stabilizimit, dhe që e shmang thellimin e polarizimit”, ka shkruar Maliqi.


