Lajme

Sot do të mbahen tubime në disa vende të diasporës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

09/19/2026 07:38
nga:L J

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar për disa tubime në diasporë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Për sot janë paralajmëruar tubime në Zvicër, Gjermani e Kanada, ndërsa në Austri u paralajmërua për nesër.

Këto tubime vijnë pas atyre të shumta që u mbajtën në vend pas vendimit dënues që iu shqiptuan Dhomat e Specializuara në Hagë ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Një protestë u mbajt dje në Prishtinë me qindra pjesëmarrës, ndërsa tubim u organizua edhe në mbrëmje për të tretën natë radhazi.

Më poshtë njoftimet për tubimet e planifikuara në diasporë: