Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka shpërndarë një video nga protesta e sotme në Prishtinë, e cila u mbajt kundër dënimeve të Hagës.
Lushtaku videon e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Jo në emrin tim. Liri për çlirimtarët!”.
Protesta u mbajt në sheshin “Skënderbeu”, ku morën pjesë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimeve të shqiptuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Specialja më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.


