Lajme

Vendosen rrethojat para objektit të Qeverisë

09/18/2026 11:51
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës para nisjes së protestës së paralajmëruar për sot në orën 12:00 nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së.

Përveç policisë, para objektit qeveritar janë vendosur edhe rrethoja metalike.

Protestat po mbahen për të kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

Ato nisën ditën kur u shqiptua dënimi dhe po vazhdojnë edhe sot në sheshin “Skënderbeu”.