Të premten, moti në Kosovë pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat do të jenë relativisht të buta për këtë periudhë.
Gjatë ditës, sipas IHMK-së temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 24°C, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C.
Do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.


