UEFA ka kërkuar nga 55 federatat anëtare që të shmangin planifikimin e ndeshjeve të kampionateve kombëtare në të njëjtën kohë me sfidat e kompeticioneve evropiane, përveç rasteve të jashtëzakonshme.
Sipas raportimit të RMC Sport, organi qeverisës i futbollit evropian u ka bërë thirrje federatave që të mos vendosin ndeshje të kampionateve vendore në konkurrencë direkte me ndeshjet e kupave evropiane.
Kërkesa synon të shmangë përplasjet në kalendar dhe t’u mundësojë tifozëve, klubeve dhe transmetuesve që të ndjekin ndeshjet evropiane pa u përballur me orare konkurruese.
UEFA e konsideron këtë si një çështje të rëndësishme të koordinimit të kalendarit futbollistik në Evropë, ndërsa përjashtimet do të lejohen vetëm në “rrethana të jashtëzakonshme”.
/GazetaBlic Sport/


