Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit dhe dënimeve të shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton GazetaBlic.
Haxhiu e ka cilësuar vendimin si “goditje të rëndë” për familjet e tyre dhe moment të rëndë për Kosovën e kombin shqiptar, duke theksuar se e drejta e ankimit duhet të ushtrohet plotësisht.
Ajo ka deklaruar gjithashtu se, sipas saj, lufta e UÇK-së ishte çlirimtare dhe se aktgjykimet nuk duhet të përdoren për të relativizuar krimet e regjimit të Serbisë.
“Na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë”, ka shkruar Haxhiu.

