Lajme

Avokati i Thaçit deklarohet shkurt: Do flas pas verdiktit

09/16/2026 07:58
nga:L J

Kryembrojtësi i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka dhënë një deklarim të shkurtër për gazetaren e Klan Kosovës, Rina Mujku, para shpalljes së aktgjykimit në Hagë.

Mishetiq tha se nuk do të japë më shumë komente para se të merret vendimi, duke paralajmëruar se do të flasë pas verdiktit.

“Do flas pas verdiktit”, është shprehur shkurt avokati i Thaçit.

Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe bashkëakuzuarve të tij pritet të shpallet sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.