Lajme

Jeton Zulfaj emërohet Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian

09/15/2026 18:43
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka emëruar Jeton Zulfaj në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

Kryenegociatori është përgjegjës për të gjitha çështjet të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ZKM raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/