Lajme

“Jemi në ankth në prag të vendimit ndaj Thaçit, Krasniqit, Selimit e Veselit…”

09/13/2026 15:00
nga:Gazeta Blic

Mandatari për formimin e Qeverisë Albin Kurti, ka prezantuar rezymen dhe planet e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kurti në fjalimin e tij tha se janë në ankth në pritje të vendimit të Hagës për ish-katërshën e UÇK-së.

Ai theksoi se asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në.

“Kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje të vërtetës historike të popullit tonë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare. Qëndrimi i qeverisë që drejtoi unë është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Ato i ka kryer regjimi i jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, tha Kurti.