Lajme

A ka takim Kurti-Abdixhiku? Flasin nga LDK

09/13/2026 14:35
nga:Gazeta Blic

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, sot (e diel), në orën 14:00.

Thirrja u bë pak pasi Haxhiu caktoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Më herët u raportuar se pritet të ndodh një takim mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut para fillimit të seancës për votimin e Qeverisë së re.

Këto pretendime i ka hedhur poshtë, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

“Nuk kam informata se do të ketë takim mes Kurtit e Abdixhikut”, ka thënë ajo derisa ishte duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.