Lajme

Kadrijaj: Të kuptoj që në luftë mund të kesh qenë frikacak, por nuk të kuptova dje: nga çfarë pate frikë, zoti Kurti?

09/13/2026 13:43
nga:Genita C

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mungesën e tij në “Marshin për Liri”, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, raporton GazetaBlic.

“Të kuptoj që në luftë mund të kesh qenë frikacak, por nuk të kuptova dje: nga çfarë pate frikë, zoti Kurti?”, ka shkruar Kadrijaj.

Ajo ka shtuar se beson që Kurti dhe klubi i tij e dinë arsyen e mungesës në marsh.