Analisti politik, Azdren Shala, në emisionin “Kosova Today”, ka folur rreth marshit të nesërm për çlirimtarët.
Sipas tij, kushdo që merr pjesë në “Marshin për Liri” është kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, teksa shtoi se pjesëmarrja e lartë është alarm për këtë të fundit.
“Boni dolën 300 mijë vetë nesër në shesh, për të (Kurtin) është alarm. Prandaj ky dëshiron, duke i ra PDK-së, AAK-së e LDK-së, me zbeh atë atje, me zbeh ndikimin. Kushdo që del në protestë është kundër Kurtit. Analizë e jemja është kjo. Ata njerëz që e duan UÇK-në, lirimin e djemve, krejt janë kundër Kurtit”, u shpreh Shala.


