Arben Gashi nga LDK është përgjigjur nëse emri i Kujtim Shalës për nënkryetar të Kuvendit do të marrë votat e duhura.
Megjithatë, ai tha se është Lëvizja Vetëvendosje ajo që po e bllokon Kuvendin.
“Unë kam vetëm një përgjigje: tash po e kuptoni kush po e bllokon Kuvendin, është LVV. Është e drejtë ekskluzive e partive politike me i propozu nënkryetarët e Kuvendit. S’ka diskrecion asnjë parti tjetër me ba diçka tjetër”, deklaroi shkurt Gashi.


