Forcat EOD të KFOR-it nga kontingjenti rumun kanë zhvilluar një inspektim të sigurisë në një objekt civil për ruajtjen e eksplozivëve në afërsi të Gllarevës.
Inspektimi u krye në bashkëpunim me inspektorët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe Departamentit për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Njoftimi i plotë:
Operatorët e Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (EOD) të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO nga kontingjenti rumun, nën koordinimin e Xhenierëve të Përbashkët të Shtabit të KFOR-it (HQ J-Eng), kryen një inspektim sigurie të një Objekti të Magazinimit të Eksplozivëve Civilë në afërsi të Gllarevës/Iglarevës.
Aktiviteti u zhvillua së bashku me inspektorët e eksplozivëve në miniera nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (ICMM), si dhe me inspektorët e armëve, municioneve dhe eksplozivëve nga Departamenti i Sigurisë Publike (DPS), Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Ky aktivitet i rregullt pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të punuar së bashku me institucionet lokale, për të forcuar partneritetet dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.


