Konstituimi i Kuvendit ka mbetur në gjysmë.
Sot u zgjedh kryetarja por jo edhe nënkryetarët e Kuvendit dhe seanca u shty për të premten në ora 11:00.
Kundërshtimi që seanca të vazhdonte u bë për shkak të propozimit të deputetit serb, Igor Simiq, i cili propozoi nënkryetarin e Listës Serbe në emër të “popullit serb”.
Pas kësaj ndërhyri kryetarja Haxhiu, e cila ia ndërpreu fjalën dy herë, duke i kërkuar që të deklarohej sipas Kushtetutës së Kosovës.
Por, përpos kësaj, Vetëvendosje shprehu kundërshtim për nënkryetarët e propozuar nga PDK e LDK, Vlora Çitakun e Kujtim Shalën.
Por, a pritet të ketë konstituim të premten apo mund të ketë një tjetër bllokadë?
Analisti politik, Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurti dëshiron zgjedhje, pasi nuk i ka numrat për president.
“Qëllimi i Kurtit është të shtyhet edhe pak afati dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Nuk ka numrat për president dhe i dëshiron edhe një palë zgjedhje të reja parlamentare”, ka deklaruar ai./Gazeta Blic/


