Ministrja në detyrë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla e ka cilësuar “skandaloz” propozimin e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Gërvalla ka reaguar pas rezervave të përfaqësuesve të Listës Serbe për votimin e ndarë të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
“Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm”, ka thënë Gërvalla.
“Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetin social Facebook.


