Lajme

Tasholli: Një verdikt negativ i Speciales nuk do i jepte më arsye shtetit qytetar – UÇK është institucioni i lirisë tonë

09/08/2026 21:33
nga:G B

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër”, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka folur për marshin e 12 shtatorit, katër ditë para verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Tasholli tha se nëse ka verdikt negatgiv atëherë nuk do të kishte më shtet qytetar.

“Larg qoftë një verdikt negativ nuk do i jepte më arsyje shtetit qytetar, sepse shteti qytetar do të binte edhe si marrëveshje, edhe si zotim, edhe si bashkërealizm me ndërkombëtarët”, ka thënë ai.