Artan Behrami ka bërë thirrje për mobilizim rreth 16 shtatorit, duke e cilësuar këtë datë si një moment të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se kjo datë duhet t’i bashkojë të gjithë dhe se Kosova duhet ta presë 16 shtatorin me Kuvend të konstituuar.
Behrami u shpreh kundër kalkulimeve dhe taktizimeve të politikës ditore, duke kërkuar që interesi i vendit të jetë mbi dallimet politike.


