Lajme

Gazetari serb: Më 16 shtator të presim veç një vendim juridik për ish-krerët e UÇK-së

09/07/2026 22:01
nga:G B

Gazetari serb Branisllav Kërstiq duke komentuar vendimin e 16 shtatorit ka deklaruar se presin veç një vendim juridik për ish-krerët e UÇK-së.

Ai komentet i bëri në POLITIKO në Kanal 10.

“Kam një ndjenë nga brenda se pas datës 16 shtator, do të nis një kapitull i ri politik për zotin Thaçi”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se kjo me shumë është ndjenjë.

Por jam i sigurt se duhet me pranu vendimin që dënimi apo pafajësia do të hyjë brenda komuniteteve në Kosovë.