Lajme

Zafir Berisha: Kjo është beteja e parafundit e katërshes së UÇK-së, beteja e fundit me UDB-ën

09/07/2026 21:53
nga:G B

Ish-deputeti dhe veterani i UÇK-së, Zafir Berisha duke e komentuar betejën e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë që merr fund me 16 shtator, tha se kjo është beteja e parafundit pasi sipas tij, Kosova do ta ketë edhe një betejë tjerë me UDB-ën.

Ai komentet i bëri në emisionin debatues POLITIKO në Kanal 10.

“Mendoj se kjo do të jetë beteja e parafundit e Kosovës, pasi do të kemi edhe një betejë tjetër me UDB-ën dhe mbetjet e Serbisë”, tha mes tjerasha ai.