Cristian Chivu këmbëngul se Interi është i vendosur të “shkruajë faqe të rëndësishme në historinë” e klubit, ndërsa përgatitet të fillojë sezonin e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu.
“Kemi një detyrim të shkruajmë faqe të rëndësishme në historinë e këtij klubi”, u tha Chivu gazetarëve në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Në vitet e fundit, ky klub ka arritur standarde të rëndësishme dhe ne duhet të shkruajmë faqe të tjera të historisë së tij.
“Mourinho është një person i veçantë për mua. Takimi me të ishte një fat i madh. Ai më ndihmoi në momentin më të vështirë të jetës sime dhe nuk do ta harroj kurrë këtë.”
Real Madrid dhe Inter ballafaqohen nesër nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


