Sporti

Forca udhëton të premten në Hajvali për derbin me Prishtinën

09/02/2026 21:44
nga:L J

Tifozët e Vushtrrisë, Forca, kanë bërë të ditur organizimin e udhëtimit për ndeshjen e radhës të klubit, ku Vushtrria do të përballet me Prishtinën.

Ndeshja do të zhvillohet të premten në Hajvali, ndërsa përballja pritet të sjellë atmosferë të veçantë për shkak të rivalitetit të madh mes dy tifozerive.

Forca ka njoftuar se grumbullimi i tifozëve do të bëhet në ora 15:00, te Stadiumi i Qytetit në Vushtrri, prej nga do të niset drejt Hajvalisë.

Tifozeria vushtrriase ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në këtë udhëtim, në mënyrë që skuadra të ketë mbështetjen e fuqishme.

/GazetaBlic Sport