Policia në Skenderaj ka arrestuar tre persona, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Gjatë kontrollit të realizuar ndaj personave të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar 11.9 gramë substancë e dyshuar narkotike, një mjet për bluarje (blinder), si dhe dy pako me letra për mbështjellje (rizla).
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.


