Sporti

Drenica – Ballkani, formacionet zyrtare

08/28/2026 16:09
nga:Mergim Rreci

Drenica dhe Ballkani do të përballen sot në kuadër të xhiros së tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke nisur nga ora 16:30.

Drenica do të kërkojë pikët e plota para tifozëve të saj, ndërsa Ballkani synon të vazhdojë me rezultate pozitive në këtë fillim të kampionatit.

Prandaj, pritet një duel interesant dhe me rivalitet të madh, kurse këto janë formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri; Lushtaku, Veliqi, Dervishaj, Musaj; Kote, Hamiti; Vojvoda, Mëziu, Limani; Shillova;

Ballkani: Selmani; Vokrri, Jashanica, Kuc, Dosso; Diene, Domgjoni; Ajazaj, Giovanni, Klinaku; Berisha;

/GazetaBlic Sport/