Lajme

MASHT njoftoi për ekzekutimin e mjeteve pak minuta pas ankesës së Përparim Ramës – a do t’i sigurojnë nxënësit librat deri më 1 shtator?

08/27/2026 17:14
nga:G B

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar Katalogun e Teksteve Shkollore dhe ka njoftuar se janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për këtë vit shkollor, raporton Gazeta Blic.

Ata thanë se ia kanë dorëzuar listën përfundimtare Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të parave te prindërit.

Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe dallon varësisht nga klasa.

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Ekzekutimi i mjeteve vjen vetëm pak ditë para nisjes së vitit shkollor.

Ekzekutimi i pagesave u bë sot, datë 27 gusht, ditë e enjte, derisa procesi mësimor do të fillojë me 1 shtator, ditë e martë, duke e bërë të paqartë nëse nxënësit do të mund t’i sigurojë tekstet shkollore për ditën kur fillojnë mësimin, për shkak të afatit të shkurtër kohor.

Po ashtu, shqetësim për këtë çështje ngriti edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se nxënësit duket se do të mbesin pa libra.

Ndërsa, vetëm 15 minuta pas postimit të Ramës në Facebook, ku ankohej lidhur me mos ekzekutimin e pagesave për tekstet shkollore, Ministria e Arsimit doli me njoftim se ka ekzekutuar ato./Gazeta Blic/

 

Ekzekutohen paratë për subvencionimin e teksteve shkollore

‘‘Këta veç me blloku e dinë’’, Rama për Çekun: Si ministër i Kulturës e bllokoi Prishtinën, sot mësimin- mjerë populli për ju