Lajme

Musliu: Vetura e Qeverisë qëndron ndezur jashtë objektit për t’i bërë fresk Kurtit

08/27/2026 12:10
nga:L J

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me përdorimin e një veture zyrtare që, sipas saj, ka qëndruar me motor të ndezur para objektit të Qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka pretenduar se vetura po qëndronte ndezur për t’i bërë fresk kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, derisa ai ndodhej brenda objektit të Qeverisë.

“Kjo është makina e Qeverisë së Kosovës, që rri ndezur para objektit të Qeverisë, për t’i bërë fresk Albin Kurti derisa është brenda ndërtesës”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka kritikuar edhe mënyrën e shpenzimit të parasë publike, duke thënë se nafta paguhet nga qytetarët përmes taksave.

“Për qytetarin: dorë e shtrënguar. Për fermerin: barrë mbi shpinë. Për pushtetin: dorë e lirë, naftë e paguar nga populli!”, ka shkruar Musliu.