Dominik Livakovic është prezantuar zyrtarisht si portieri i ri i kampionëve spanjollë të Barcelonës.
Portieri i kombëtares kroate mbërriti në Barcelonë të martën, ku nënshkroi një kontratë me gjigantët katalanas pasi përfundoi me sukses vizitat mjekësore. Lajmi është konfirmuar tani nga Barcelona në rrjetet sociale.
“Edhe më shumë siguri midis shtyllave të portave. Mirë se erdhe, Livaković”, njoftoi klubi së bashku me një foto të portierit të tyre të ri me mbishkrimin “Gati kur të jetë e nevojshme”.
Livakovic nënshkroi një kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit 2029/30.
/GazetaBlic Sport


