Janë kompletuar të gjitha skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Pas përfundimit të fazës së kualifikimeve, 36 skuadrat janë ndarë në katër vazo, të cilat do të përdoren për shortin e fazës së ligës.
Në vazon e parë gjenden emra të mëdhenj si PSG, Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcelona dhe Atletico Madrid.
Në vazon e dytë spikasin Manchester United, Aston Villa, Borussia Dortmund, Roma, Porto dhe PSV, ndërsa në vazon e tretë janë ekipe si Napoli, Leipzig, Villarreal, Galatasaray dhe Fenerbahçe.
Vazoja e katërt përfshin skuadra si Stuttgart, Como, Lens, Slovan Bratislava, AEK Athens, Slavia Prague, Viking dhe LASK.

/GazetaBlic Sport/


