Sporti

Livakovic i kaloi testet mjekësore në Barcelonë

08/26/2026 11:58
nga:L J

Dominik Livakovic është shumë pranë transferimit të tij te Barcelona.

Portieri iu nënshtrua analizave në një spital në Barcelonë përpara se të nënshkruante kontratën. Marrëveshja me Fenerbahçen, ish-klubin e tij, është përshpejtuar ditët e fundit.

Barcelona do të paguajë 2 milionë euro në tarifa fikse plus 2 milionë të tjera në bonuse. Portieri kroat do të nënshkruajë një kontratë katër-sezonale deri në verën e vitit 2030.

Ende nuk është vendosur se çfarë roli do të luajë Livakovic këtë sezon. Plani fillestar i Barcelonës ishte që portieri të huazohej te Dinamo Zagreb dhe të bashkohej me katalanasit verën e ardhshme kur të skadojë kontrata e Wojciech Szczesnyt.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Livakovic të qëndrojë dhe të bëhet portieri i dytë pas Joan Garcias. Vetë kroati e la të kuptohej kjo me mbërritjen e tij në Barcelonë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. A do të qëndroj këtë sezon? Do ta shohim”, tha Livakovic.

/GazetaBlic Sport