Lajme

Rasti Sheholli, Deda: Teksti “Top Secret 2” nuk është shkruar nga dikush që serbishten e ka gjuhë amtare, autori duhet të zbulohet

08/26/2026 10:21
nga:L J

Ish-deputeti, Ilir Deda ka reaguar sot lidhur me një nga materialet e gjetura në telefonin e Fatmir Shehollit, të akuzuar për spiunazh dhe shantazh.

Në dokumentin e gjetur në telefonin e Shehollit, e që është e përfshirë në aktakuzë është një fotografi e gjetur gjatë analizimit të 20,914 imazheve në telefonin e Shehollit.

Sipas Prokurorisë, fotografia mbante mbishkrimin “Top sekret 2” dhe përmbante tekst në gjuhën serbe me karakter konfidencial.

Dokumenti përshkruan një plan që, sipas interpretimit të Prokurorisë, synonte krijimin e perceptimit të Kosovës si vend i radikalizuar fetarisht dhe destabilizimin e saj, ku shënohet “top sekret”.

E lidhur me këtë dokument “Top Secret 2”, politologu Ilir Deda ka thënë se teksti nuk është shkruar nga dikush që serbishten e ka gjuhë amtare.

Ai thekson se autori apo autorët e këtij teksti duhet medeomos të zbulohen në këtë aferën e spiunazhit.