Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë për bllokimin e projekteve infrastrukturore në kryeqytet, raporton GazetaBlic.
Ai tha se, përveç sheshit “Xhorxh Bush”, është ndalur edhe projekti “Ishulli Urban”, i cili synon të lidhë rreth 30 mijë banorë të Arbërisë me qendrën e Prishtinës.
Rama kërkoi nga Vetëvendosje të sqarojë arsyet dhe bazën ligjore të ndalimit të punimeve, duke deklaruar se Komuna do të vazhdojë me ndërtimin dhe zhvillimin e kryeqytetit.
Postimi i plotë:
VETËVENDOSJE, TREGONI QYTETARËVE KUSH JU DHA URDHËR ME BLLOKU PRISHTINËN? KUSH PO DON ME E PA KOSOVËN SI “KANDAHAR”?
Përveç sheshit “Xhorxh Bush”, edhe “Ishulli Urban”, projekt që lidh 30,000 banorë të Arbërisë me qendrën, u bllokua nga kjo Qeveri!
20 MAJ 2026 – ndalohen punimet.
5 QERSHOR 2026 – miratohet akti ligjor.
Tregoni qytetarëve të Prishtinës, mbi çfarë baze i ndalët punimet? Me urdhër të kujt i vendosët shiritat?
Kujt po i shërben kjo bllokadë? Kujt po i pengon zhvillimi i Kryeqytetit?
Dhe kush po don me e pa Kosovën si “Kandahar”?
Ne do të vazhdojmë me ndërtu.
Për juve ka me tregu historia pse po e bllokoni zhvilimin e Kryeqytetit


