Sporti

Zyrtare: PFA shpall formacionin e vitit në Premier League për sezonin 2025/26

08/25/2026 21:11
nga:Mergim Rreci

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli (PFA) ka publikuar formacionin e vitit në Premier League për sezonin 2025/26.

Në portë është përzgjedhur David Raya, ndërsa repartin e mbrojtjes e përbëjnë Timber, Gabriel, Saliba dhe O’Reilly, transmeton GazetaBlic Sport.

Në mesfushë janë përfshirë Bruno Fernandes, Declan Rice dhe Cherki, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Semenyo, Igor Thiago dhe Erling Haaland.

Formacioni përfshin disa prej futbollistëve që lanë gjurmë gjatë sezonit të kaluar, ndërsa përzgjedhja ka nxitur edhe diskutime në mesin e tifozëve rreth emrave që mund të kishin qenë pjesë e kësaj skuadre.

Ky është formacioni i përzgjedhur nga PFA për sezonin 2025/26 në Premier League.

/GazetaBlic Sport/