Ardian Cuculi ka përfunduar angazhimin e tij si drejtor sportiv tek Shkëndija, pas tre vitesh në këtë pozitë.
Ish-kapiteni dhe një prej figurave të rëndësishme të klubit kuqezi mbyll kështu një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij me Shkëndijën, ku më herët kishte përfunduar edhe karrierën si futbollist.
Cuculi ishte pjesë e klubit edhe në periudhën e sukseseve historike, duke dhënë kontributin e tij në një tjetër rol.
Shkëndija e ka falënderuar për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shëndet dhe suksese në të ardhmen.
/GazetaBlic Sport/


